Afatet e mundshme të mbajtjes së lokaleve

Dy ditë para skadimit të mandatit, krerët komunal nga deputetët kërkojnë zgjidhje urgjente ligjore për zgjedhjet lokale. Zëdhënësja e Komunës Qendër Katerina Canovska tha se për momentin më e rëndësishme është që Maqedonia të formojë qeverinë e re dhe shumica parlamentare të votojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Sa i përket datës së mbajtjes së lokaleve, sipas Canovskës, kreu i komunës Qendër Zhernovski mendon se në tetor është momenti ideal për organizimin e zgjedhjeve lokale.

Kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski mendon se data më optimale e mbajtjes së zgjedhjeve lokale është muaji tetor, për shkak se deri në atë muaj qeveria e re reformatore dhe institucionet e reja do të mund t’i bëjnë të gjitha përgatitjet e nevojshme që të organizohen zgjedhje lokale korrekte dhe demokratike, ashtu siç i kanë hije një shteti aspirant për në BE dhe në NATO – deklaroi Katerina Canevska, zëdhënëse e Komunës Qendër.

E qytetarët thanë se zgjedhjet lokale duhet të mbahen sa më parë që është e mundur, megjithëse janë të vetëdijshëm se kjo nuk do të jetë dhe aq e lehtë.

“Unë nuk e di a do të mjafton koha deri në qershor. Më mirë është të mbahen në shtator”

“Sa më parë më mirë, që në shtator.”

“Duhet sa më shpejtë të mbahen sepse do të bllokohen rrogat dhe patjetër duhet të mbahen”

“Do të kisha thënë në periudhë gjashtë mujore, për shkak se e dimë situatën politike Maqedonia gjendet në kaos, edhe përderisa nuk rregullohen disa çështje mendoj se nuk ka hapësirë që të mbahen zgjedhjet – shprehen disa qytetarë të anketuar.

Partia socialdemokrate sot me kumtesë i apeloi kryetarit të shtetit GjorgjeIvanov që menjëherë ta dorëzoj mandatin dhe pastaj deputetët të gjejnë zgjidhje urgjente ligjore për organizimin e zgjedhjeve lokale. Nga VMRO – DPMNE-ja ofruan tre data për mbajtjen e zgjedhjeve në korrik, shtator ose në tetor.

Blerim Ismaili