Afrim Gashi i BESËS: Ne dhe BDI-ja dallojmë si nata me ditën

I ftuar në emisionin 200 në Alsat-M deputeti njëherësh Sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, u shpreh se BDI dhe Lëvizja BESA dallojnë si nata me ditën për arsye se ne gjithmonë parësore e kemi interesin e përgjithshëm të shqiptarëve, e jo interesin e ngushtë të disa personave të cilët për të shpëtuar veten po luajnë me fatin e tërë popullit.

Më tej Afrim Gashi duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarit me theksoi: “Lëvizja BESA nuk ka dalë në skenën politike për të rrënuar, por për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë; nuk kemi dalë në skenë që të pasurohen disa persona e të varfërohet populli, por që populli të jetojë në mirëqenie e siguri”.

Gashi ka thënë se BDI dhe Aleanca për shqiptarët se takimet e përbashkëta i shfrytëzojnë për pazare politike rreth pjesëmarrjes në qeveri dhe jo për të harmonizuar qëndrimet rreth ligjit për gjuhën shqipe.