Afro 38 mijë qytetarë heqin dorë nga shtetësia kosovare (Video)

Afro 38 mijë qytetarë heqin dorë nga shtetësia kosovare (Video)

Rrethanat politike, sociale, ekonomike dhe personale kanë bërë që mbi 37 mijë qytetarë të heqin dorë nga nënshtetësia e Kosovës.

Përkundër këtyre që kanë hequr dorë nga të qenit Kosovar, ka edhe të huaj që kanë marr shtetësinë e  Kosovës dhe janë 1412, transmeton Tribuna Channel.

Këto statistika përfshijnë periudhën që nga viti  2009 deri në janar të 2017-ës.

Analisti politik, Ramush Tahiri, theksoi se rritja e numrit të qytetarëve që heqin dorë nga nënshtetësia e tyre ka të bëjë  me rrethanat sociale sepse njerëzit nuk kanë benefite nga kjo shtetësi.