Agim Nuhiu largoi nga puna 17 policë që lejuan dhunën në Kuvend

Sektori për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme kundër 11 nëpunësve policorë nga SPB – Shkup dhe kundër katër pjesëtarëve të Njësitit për sistemim të shpejtë vendosi procedurë disiplinore dhe u ka dhënë vendime për largim të përkohshëm nga vendet e punës, ndërsa një eprori të lartë në Ministri i është dhënë vendim për largim të përkohshëm nga vendi i punës, Vendimet, siç njoftuan nga MPB-ja, janë sjellë lidhur me ngjarjet e pakëndshme që ndodhën në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill të këtij viti.

Në bazë të materialit të kontrolluar të dëshmive, Sektori për kontroll të brendshëm ka konfirmuar se prezenca e tyre në vendet e punës negativisht do të reflektojë mbi punën e Ministrisë për çfarë arsye nevojitet largimi i tyre nga vendet e punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore. Nga video materiali është konstatuar se nëpunësit policorë në mënyrë pasive e kanë mbikëqyrur turmën e qytetarëve që ka tentuar të hyjë në numër më të madh në Kuvend dhe nuk kanë ndërmarrë asnjë masë me të cilën do t’u ndihmonin nëpunësve të tjerë policorë. Pas hyrjes së dhunshme të turmës në Kuvend këta nëpunës policorë kanë vazhduar në mënyrë pasive të sillen në hollin dhe shkallët dhe nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim zyrtar me ç’rast i kanë mundësuar turmës që pa pengesë të lëvizë në Kuvend.
Në bazë të gjendjes së konstatuar, siç thuhet në kumtesë, Sektori për kontroll të brendshëm ka konfirmuar se në rastin konkret këta nëpunës policorë nuk kanë zbatuar masa nga autorizimet me ç’rast kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për polici, Rregulloren për mënyrën e kryerjes së punëve policore, Udhëzimin për mënyrën e sjelljes dhe marrëdhënie të ndërsjella të nëpunësve policorë dhe në kundërshtim me Kodeksin e etikës policore