Agim Nuhiu:Dënojmë çdo sjellje, akt apo veprim vandalist nga kushdo qoftë që ka për qëllim cënimin e vlerave kombëtare të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera në vend!

Zevendes ministri i puneve te brendshme Agim Nuhi ne viziten e tij ne Manstir ka thene:Jam këtu me bashkëpuntorët e mi për të shprehur përkrahjen institucionale për vlerat historike kombëtare të shqiptarëve!
Dënojmë çdo sjellje, akt apo veprim vandalist nga kushdo qoftë që ka për qëllim cënimin e vlerave kombëtare të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera në vend! Ne si zyrtarë në MPB kemi kapacitete institucionale për të garantuar sigurinë publike dhe dinjitetin kombëtar të gjithë secilit!
Ejani në Manastirin e shkronjave shqipe dhe me krenari ta shënojmë këtë festë!
Ne jemi këtu!