Ahmeti arrin marrëveshje me Gruevskin, shqiptarët me kryetar kuvendi

Ahmeti arrin marrëveshje me Gruevskin, shqiptarët me kryetar kuvendi
Ali Ahmeti e BDI kanë vendosur përfundimisht për koalicion me VMRO-DPMNE-n e Nikola Gruevskit.

Në një komunikim nga Selia e BDI-së, Gruevski ka thënë se “jemi treguar shumë të hapur dhe transparentë për të gjitha opsionet, parashikimet, është bërë një analizë e thellë me qëllimin më të mirë që Bashkimi Demokratik për Integrim dhe vendimet që do dalin të jenë në shërim të zgjidhjes së problemeve të dhënies fund të krizës politike”.

Bashkimi Demokratik për Integrim në qeverinë e ardhshme do të udhëheq me Ministrinë e Brendshme dhe Kryetarin e Kuvendit.

Arritja e kësaj marrëveshje do të shënohet në histori të Maqedonisë, pasi për herë të parë shqiptarët marrin Ministrinë e Brendshme dhe Kryetarin e Kuvendit.

Poashtu siç merr vesh portali TetovaSot nga burimet brenda BDI, gjuha shqipe është pranuar si gjuhë zyrtare në Maqedoni dhe se në qeverinë e ardhshme BDI-ja do të udhëheq me tetë ministri.