Ahmeti: Ata që përpiqen të na ndjekin kanë hapa të vegjël

– Gjithmonë kam pasur synim avancimin e femrës shqiptare, sepse janë të shenjta, janë faktor i rëndësishëm. Sa më e avancuar, aq më e rëndësishme është dhe bëhet. Femra luan një rol të rëndësishëm në paqe dhe stabilitet, ndërsa në këtë rast nuk dua të dalloj askënd, por më shqetëson një fenomen në shoqërinë tonë e dua të ndaj me ju! Sigurisht të gjithë shohim e dëgjojmë përdorimin e bimëve narkotike që qëllimin e kanë përfitimin, por vrasin shumë të rinjë, ky fenomen duhet luftuar i dëmshëm dhe i rezikshëm për të rinjtë dhe të rejat. Shteti ka detyrim dhe obligim që këtë fenomen të shëmtuar e rezikshëm që shkakton dhimbje e pasoja, por ama edhe ju si nëna duhet të denonconi pa frikësim e hezitim këtë rrezik të rinisë tonë, të denoncojmë sepse shteti ka përgjegjësi për qytetarët e vet. Kështu ka thënë kryetarei i BDI-së, Ali Ahmeti në takimin e sotëm me Forumin e Gruas të BDI-së në Tetovë, ndërsa ka rikujtuar se shqiptarët – burra e gra bashkërisht, duhet të bëhen si një front që do të luftojnë jo vetëm këtë dukuri negative, por gjitha të këqijat në shoqërinë tonë. “Nuk duhet të frikësohemi, sepse jemi shumë dhe suksesi jonë i përbashkët nuk do të mungojë. Duhet të jemi sa më shumë kërkues dhe ne kemi nevojë që të ecim përpara se pushtetuesit na kanë lënë mbrapa. Ka forca që ju intereson stagnimi i zhvillimit, të mos përmendi këtu shumë investime kapitale, sepse ne nuk ndërtojmë fabrika – por ne bëjmë ligje që sigurojnë investitorët e huaj e duhet të jemi krenar që në Maqedoninë Perëndimore tashmë janë hapur fabrika që janë punësuar qindra të rinjë e që të tjerë do punësohen. Ne po kërkojmë që gjithë bashkë të realizojmë Platformën që punohet nga ekspertë vendor e të huaj. Po përpiqen të tjerët që na ndjekin, por hapat i kanë të vogël, ata nuk duhet të shajnë BDI-në, por të japin ofertën e tyre tek populli se çfarë mund të bëjnë më mirë se BDI”, është shprehur Ahmeti. Në ndërkohë, shefi i Shtabit zgjedhor qendror, Bekim Neziri, ka thënë se BDI dhe Ali Ahmeti femrës shqiptarë gjithmonë i ka dhënë rol të rëndësishëm në politikë. “Fuqia e femrës në Maqedoni është sfidë që do të çojë përpara edhe proceset e BDI-së në 11 dhjetor, BDI dhe zotëri Ali Ahmeti i trajton femrat si duhet, se femra shqiptare udhëheq në Maqedoni duke nisur nga pushteti ekzekutiv, ai legjislativ, por edhe ai lokal, femra shqiptare ka treguar se di të udhëheq si duhet, ndërsa në politikat e BDI-së kemi pasur edhe do të kemi femra në funksione duke vlerësuar kështu femrën në aspektin kualitativ. Më 11 dhjetor janë zgjedhjet më të rëndësishme për BDI-në, andaj duke filluar nga sot – të vazhdojmë dhe më datën 20 nëntor në sallën ‘Boris Trajkovski’ në Shkup ku e kemi Konventën dhe prezantimin e listave, të tregojmë se BDI është subjekt serioz dhe i përkushtuar ndaj shqiptarëve”, është shprehur Neziri. Në takimin me Forumin e Gruas të BDI-së, folësit kanë diskutuar rolin e femrës në shoqëri dhe politikë, sfidat me të cilat është përballuar dhe përballohet në vazhdim, si dhe mundësinë që BDI i jep femrës në çështjen vendimarëse. Nënkryetarja e BDI-së, njëherësh kryetare e Komunës së Tetovës, teuta Arifi, ka thënë se politika për femrat është një sfidë e vështirë dhe shumë komplekse. “Dëshiroj ta them sot, në fakt ka të bëj me këtë ditë, identifikohet me emrin e një gruaje nga Shkupi. Është fjala për Nënën Terezë. Është viti kur e tërë bota kuptoi se e ndjente forcën dhe atë si një grua shqiptare, është ai identitet shqiptarë dhe i nënës shqiptare që i jep forcën një gruaje që flet edhe njëherë për atë se çfarë do të thotë një nëne shqiptare…”, është shprehur Arifi./Antpress