Ahmeti: Barazia e shqiptarëve në Maqedoni, kusht që BDI-ja të hyjë në qeveri (Video)

Në një intervistë për 24Vesti, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka deklaruar se është përgjuar edhe nga Cërvenkovski edhe nga Gruevski

Në lidhje me barazinë e plotë të shqiptarëve me maqedonasit, Ahmeti thotë se kjo është doktrinë për të cilën nuk mund të bisedohet, por duhet të pranohet, ose jo, në mënyrë që BDI-ja të jetë pjesë e qeverisë.

Ahmeti konsideron se mandati i ardhshëm do të jetë i rëndë dhe mandat për sjellje të vendimeve të vështira, siç është zgjidhja e çështjes së emrit. Ai nuk frikësohet nga partitë tjera shqiptare, e as nga frika e mbështetjes së LSDM-së nga vetë shqiptarët.

Për më tepër, ndiqeni intervistën e plotë të Ali Ahmetit për 24Vesti.