Ahmeti: Bateritë e VV-së e djegin kerrin e korrupsionit

 

Edhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti është përfshirë në debatin e nxitur nga një videspot i PDK-së, në të cilin përmes baterive të një makine-lodër provokohen partitë e tjera .

Ahmeti i cili njëherësh është edhe kandidat e VV-së për deputet të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se “bateritë e VV-së ta djegin kerrin e korrupsionit”.

“Bateritë e VV ta djegin kerrin e korrupsionit. Ato janë për një kerr më të mirë, për një Kosovë ndryshe”, ka shkruar Ahmeti në Twitter.

Për videospotin e PDK-së ka reaguar edhe Lidhja Demokratike e cila portretizohet si  një parti të cilës i janë harxhuar bateritë.