Ahmeti dhe BDI me të rinjtë e Çairit: Tani është koha juaj

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) fushatën zgjedhore e vazhdoi në Komunën e Çairit ku lideri i BDI-së Ali Ahmeti realizoi një takim me rininë e Shkupit, ku bashkëbisedoi me studentë dhe të rinj.

Para tyre Ahmeti tha se çka është realizuar deri më tash, nuk është fundi, por vetëm fillimi dhe BDI-së i mbetet që pandërprerë duke sakrifikuar gjithçka të trasojë një të ardhme për rininë shqiptare.

“Ushqeni ndjenjat e misionarëve, e tashmja jonë ka ndryshuar nga ajo e një dite më parë, kjo gjë tashmë është e prekshme, kjo shihet nga të gjithë dhe mbi të gjitha ne i kemi vënë vetes për prioritet shkollimin dhe arsimin në të gjitha fushat. Në arsim kemi edhe shumë punë për të realizuar. Duke u nisur që nga stadi parashkollor e deri tek universitetet, na duhet arsim më cilësor, pasi konkurenca është e lartë dhe ne jemi pretendentë për në Evropë. Nuk mund të jesh pjesë e Evropës me arsim të panivelizuar me vendet ku ne synojmë dhe që së shpejti do të kemi vend të merituar. Kombi ynë ka nevojë për ju, të bëheni misionarë e të vazhdoni misionin kombëtar”, u shpreh lideri i BDI-së dhe bartës liste për njësin 6, Ali Ahmeti.

Shefi i Shtabit Qendror, Bekim Neziri para rinisë së Çairit u zotua se do t’i besojë postet e larta udhëheqëse ririnisë, ashtu siç është bërë deri më tani.

“Tani është koha juaj, gjeneratë që tregon fuqinë e Çairit, gjeneratë e cila pret të përballet me sfidat pas datës 11 dhjetor. Unë pa dyshim besojë se Çairi ka forcë dhe potencial intelektual për të gjitha sfidat që na presin. Përcjellni këtë mesazh gjithandej, të rrethohet numri 3, që është i vetmi mision që garanton një ardhmëri të sigurtë për të rinjt, por edhe për të gjithë shqiptarët në vendin tonë”, deklaroi Shefi i Shtabit Qëndor, Bekim Neziri.

Si përfaqësues i rinisë,para të pranishmëve foli edhe hiç më pak se trashëgimtari i luftëtarëve të UÇK-së, djali i dëshmorit të kombit, Abaz Beqiri.

“Rinia është ajo që mund t’i çojë proceset para dhe rinia intelektuale është ajo që po punonë dhe po udhëheqë këtë shtet drejt një të ardhmëje më të sigurt, drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-së”, u shpreh Fuat Beqiri, student dhe djali i dëshmorit Abaz Beqiri.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) aktivitetet zgjedhore do t’i vazhdojë në Çair, ku gjatë ditës do të takojë edhe sportistë të ndryshëm, për të përfunduar me tubimin qendror i cili do të nisë në ora 19:00 në Stadiumin e Çairit.