Ahmeti dhe Xhaferi nuk u paraqitën në seancën gjyqësore kundër Bogoevskit

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe bashkëpunëtori i tij i afërt, Musa Xhaferi, sot nuk u paraqitën në gjykatën themelore Shkupi 1 ku duhej të zhvillohej procesi gjyqësor për Sllobodan Bogoevskin. Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi paditën ish-shefin e kundërzbulimit për dëshminë e tij në gjykatën amerikane në Nju Jork, në lidhje me Magyar Telekom. Seanca e radhës është shtyrë për më 4 qershor ndërsa si dëshmitar Gjykata do ftojë noterin para të cilit Bogovski dha dëshminë e tij për keqpërdorime në rastin “Magjar Telekom”. Para gjyqit në SHBA, Bogoevski ka deklaruar se 7.5 milionë euro u janë dhënë personave zyrtar të shtetit, Vllado Buçkovskit, Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit. Për këtë, Ahmeti dhe Xhaferi kërkojnë dëmshpërblim prej 3 milion denarësh dhe 2.5 milionë denarësh

Alsat-M