Ahmeti emocionon rininë kërçovare: Kush tjetër përveç jush?

Rinia kërçovare priti liderin e BDI-së Ali Ahmeti me bashkëpartiakë, përfshirë edhe kryetarin e komunës Fatmir Deharin. Në takimin bashkëbisedues në një sallë të stërmbushur, rinia kërçovare dhanë sinjal të qartë se qëndron në numër pas politikave të BDI-së.
Para rinisë, Ahmeti tha se BDI nuk ndërpret së vepruari në të mirën e tyrepor edhe të tërë popullit shqiptar.
“Misionet tona nuk kanë mbaruar. Punët tona, sa herë që ndalem, Fatmir, më duket se ja nisim nga e para. Aq shumë punë ka për t’u bërë , si në plan të brendshëm edhe të jashtëm. E kush janë ata që mund të përfundojnë këto punë, këta dalëzotës. E kush tjetër pos BDI-së, Fatmirit, Ademit dhe kësaj rinie para nesh?” tha Ahmeti para rinisë kërçovare.
Rinisë vendase i’u drejtua edhe kryetari i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari, i cili dha një fjalim frymëzues për rininë, të cilën tha se e çmon pasi e ardhmja ecën vetëm mes tyre.
“Në përditshmërinë time jam me ju. Ju dëgjoj dhe flas me ju. Komunikoj dhe do ta vazhdoj atë, jo vetëm si kryetar por edhe si njeri, pasi çmoj lart energjinë, vullnetin dhe pastërtinë e të riut. Të jeni të bindur se duke qenë edhe kritikë ndaj punës dhe veprës tonë, duke na fol hapur do të dimë se çka na tangon dhe çfarë probleme kemi. Unë jam ndjerë i fortë gjithmonë sepse kam ecur përkrah njeriut të fortë (Ali Ahmetit) kurse tash po eci edhe pranë një njeriu tjetër shumë të fortë i cili do ju përfaqësojë në kuvend”, tha para rinisë kërçovare Dehari.
Para “Kapedanit”, siç preferon ta thërrasë atë, foli edhe kandidati i zonës Adem Karaga i cili tha se mes tij, rinia do të sigurojë zë të fuqishëm në Kuvendin e Maqedonisë.