Ahmeti: Ivanovi duhet t’ia jep mandatin Zoran Zaevit, mos bëj akrobacione

Lideri i LSDM-së mori mbështetjen tonë për të ofruar garanci për Maqedoninë unitare, theksoi lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

“Kemi biseduar edhe për garancitë që Ivanov i kërkon për dhënien e mandatit, për integritetin territorial dhe rendit kushtetues të Maqedonisë. Disa herë kam thënë se unë e mbështes karakterin unitar të Maqedonisë, respektimin e Kushtetutës dhe Maqedoninë e konsiderojë si vendin tim, për vendin tonë”, tha Ahmeti

Ai thotë se nuk dëshiron të jetë skeptik dhe pret që Gjorge Ivanov mos të bëj akrobacione dhe t’ia jep mandatin Zoran Zaev për të formuar qeverinë