Ahmeti: Ja çka deri tani jemi marrë vesh me Zaevin dhe raportet me Selën

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka theksuar në intervistën në “Zig- zag” në Art Chanell se ka pas një varg takimesh me Zaevin, dhe siç shtoi, “deri tani në parim shqiptarët do kenë numerikisht po aq dikastere sa kanë pasur më herët”.

“Drejtimin e dikastereve nuk e kemi definuar, nesër do kemi një takim me Zaevin ku do flasim më detajisht për dikastret e caktuara. Ka një shtim këtu, pra kemi kryetarin e Parlamentit, duhet biseduar edhe me partitë tjera për të gjetur gjuhë të përbashkët në drejtim të vendit dhe ky nuk është ndonjë problem”, ka thënë Ahmeti.

Rosen Center
Numri një i BDI-së Ali Ahmeti thekson se ka kontakte me Aleancën shqiptare, “kemi pasur kontakte në vazhdimësi dhe nuk shoh ndonjë probem në dikasteret dhe ndarjes së tyre”.

“Kurse sa i takon Lëvizjes Besa ata kontaktojnë drejtëpërdrejtë me palën maqedonase, ndërsa kam komunikim të përhershëm me Aleancën për të parë gjërat më mirë”, ka thënë Ahmeti.

Kur do ta kemi qeverinë e re?

“Me rëndësi është se gjërat kanë hy për së mbari për zgjidhje dhe ky transfer bëhet në mënyrë të qetë pa ushtrim dhune, presion, terror psikologjik dhe në këtë drjetim ka investuar BDI që të mos përsëritet 27 prill. Përpjekjet janë që sa më shpejtë të ndodhë dhe a do ndodhë benda javës apo 10 ditësh, pritet të shohim”, ka thënë Ahmeti.