Ahmeti, Kasami dhe Sela flasin për krijimin e qeverisë së re të Maqedonisë

Kryetarët e partive shqiptare në Maqedoni, Ali Ahmeti nga BDI, Bilall Kasami nga Lëvizja Besa dhe Ziadin Sela nga LR-PDSH flasin në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, për krijimin e qeverisë së re të Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ahmeti ka thënë mes tjerash se OBRM-PDUKM ka paguar një kosto për bashkëqeverisjen me ta deri tani. Gjithashtu, Ahmeti thotë se kjo kosto ishte e pa drejtë.

Kasami nga Lëvizja Besa ka thënë se partia e tij është përgatitur për të qenë në opozitë duke e pasur parasysh situatën politike në kampin e partive maqedonase dhe kampin e partive shqiptare.

Sela nga LR-PDSH dhe nga ‘Aleanca për Shqiptarët’ ka thënë se 20 deputetët shqiptarë në Kuvendin e Maqedonisë do të jenë vendosës për të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoni.

Që të tre, thonë se shqiptarët kanë nevojë për më shumë të drejta./Telegrafi/