Ahmeti kërkon garanci të shkruara nga LSDM

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti i ka kushtëzuar nënshkrimet e deputetëve të tij për mandatin e Zoran Zaevit me “materiale të shkruara” për atë se çka po bisedohet dhe cka do të dakordohet. kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev është përgjigjur se do t’i ofrojë materiale të tilla BDI-së, port duke aluduar se Ahmeti ka kritere tjera kur negocion me VMRO-DPMNE-në, kurse kritere tjera kur negocion me LSDM-në, transmeton Gazeta Lajm. “Ne do t’i ofrojmë materiale të tilla BDI-së edhe pse Ahmeti nuk kërkoi diçka të tillë nga Nikolla Gruevski”, u përgjigj Zaev, duke shtuar se ato materiale do të jenë edhe platformë e qeverisë së ardhshme.