Ahmeti: Kurë nuk kam bërë e nuk bëj marrëveshje të fshehta (VIDEO)

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka thënë se ai kurrë nuk ka bërë marrëveshje të fshura. para të tubuarve në tubimin e partisë së tij në sheshin Skënderbej ka kërkuar mbështetje edhe për kandidatin e LSDM-së për kryetar të Shkupit Petre Shilegov.

“Ju të gjithë e dini se kemi partneritet me LSDM-në. Unë marrëveshje kurrën e kurrës nuk kam bërë dhe nuk bëj. Partneritet për të ndihmuar njëri tjetrin atje ku ka hapësirë dhe vënd. Ne e mbështesim LSDM-në atje ku nuk mund të fitojmë për kryetar komunash dhe unë nuk dua të bëj as akrobacione dhe nuk dua të jem demagog para popullit tim. Kjo arrëeveshje duhet të respektohet sepse është vullnet i mirë nga të dy palët” ka thënë Ahmeti.