Ahmeti me arsimtarët: Do vazhdojmë t’ju qëndrojmë pranë

BDI  në krye me kryetarin z.Ali Ahmeti, Shefin e Shtabit Qendror Zgjedhor, z.Bekim Neziri dhe kandidatë për deputet të njësisë 5, vazhduan fushatën zgjedhore në komunën e Dibrës ku u takuan me banorë, përkatësisht punonjës të arsimit.
Gjatë këtij takimi, z.Ahmeti lartësoi punën e mësuesve duke i quajtur ata misionarë dhe e ardhme e një kombi. Ahmeti gjithashtu premtoi ngritjen e pagave për të gjithë punonjësit në arsim.
“Kuadrot e mira krijohen në vitet e para të arsimit, aty ndahen profilet saqë ne e kemi patjetër të kemi shkolla profesionale. Të gjitha këto fabrika që po bëhen, u nevojiten kuadro profesionale. Derisa kërkojmë cilësi dhe ajo fillon tek mësuesit edhe kushtet duhet parë. Mua më keni njeriun pranë jush që do të kërkojë rritjen e pagave pasi mundi juaj duhet shpërblyer, ashtu siç i rritëm pagat për mjekët që të mos largohen jashtë vendit, mësuesit nuk u arratisën, nuk kërkuan të shkojnë jashtë, ata janë këtu, dhe nëse atë e realizuam për mjekët, edhe mësuesve duhet t’ju krijojmë kushte”, deklaroi kryetari i BDI-së dhe bartës i listës zgjedhore në njësinë numër 6, Ali Ahmeti.
Banorëve të Dibrës iu drejtua edhe Shefi i Shtabit Qëndror Zgjedhor, z.Bekim Neziri i cili tha se falë politikave të BDI-së, shqiptarët në Maqedoni nga viti 2001, kanë paralele në gjuhë amtare shqipe në të gjitha shkollat e mesme në vend si dhe tre universitete të cilat tashmë nxjerrin kuadro cilësorë shqiptarë.
Gjatë takimit me banorët e Dibrës, krerët e BDI-së porositën ata se sa më shumë në numër të dalin në votime shqiptarët në këtë njësi zgjedhore aq më pak kandidatë për deputet do të mund të nxjerrin partitë politike maqedonase.
Lajme të ngjashme
Ali Ahmeti nga Dibra: BDI, forca që din të mbrojë kauzën shqiptare
Kryetari Ahmeti: BDI është një forcë reale në këtë vend
Kandidatët e BDI në terren për punimet te Ura e Boshkut
ALI AHMETI: Vlerësimet e deritanishme flasin që fitimtarë padiskutueshëm është BDI
Bejta vizitoi vendbanimet Çajlë, Pitarnicë dhe Banjeshnicë, përkrahje masovike për BDI-në
ALI AHMETI në Reçicë të Vogël: BDI forca e pamposhtur e shqiptarëve
Kryetari Ahmeti: Fitorja nuk mjafton, duhet përfaqësim i çeliktë
Ali Ahmeti në Karshiakë: Qendra të huaja po investojnë për të përçarë votën shqiptare
Ali Ahmeti në Karshiakë: Qendra të huaja po investojnë për të përçarë votën shqiptare
Kryetari Ahmeti: Mandatet e shqiptarëve të mos flijohen prej apetiteve personale