Ahmeti: Ministria e shëndetësisë do t’u takojë shqiptarëve

 

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti pas mbledhjes së djeshme deklaroi se nuk është marrë vendim ende për emra konkret por vetëm për pozita, transmeton Gazeta Express.

“Sa i përket resorëve, Ahmeti tha se BDI do të udhëheqë me të gjitha ministritë të cilat i kishte deri tash. Ndryshim do të ketë në ministrinë e shëndetësisë dhe atë të arsimit. BDI dy vjet udhëhoqi ministrinë e arsimit, ndërsa në Qeverinë e re, kuadri i partive shqiptare do të udhëheqë me ministrinë e shëndetësisë”, tha Ahmeti.

Gjatë këtyre ditëve pritet që të publikohen edhe lista përfundimtare e ministrave të përbërjes së re Qeveritare.