Ahmeti në Kumanovë: Asgjë nga BDI të keqe nuk ka, sepse të gjithë jemi bashkë

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në tubimin me qytetarët e Kumanovës ka thënë se asnjëherë e keqe nuk i ka ardhur Kumanovës nga ardhetarët, burrat që i kanë dalë zot si që jeni këtu ju.

“Unë ndjehem i respektuar pikërisht në këtë sallë, sepse këtu përfaqësohet atdhetaria, patriotizmi që nuk bien në grackë të grupeve të caktuara…. Një apel për familjet të cilët kanë vuajtur viteve të fundit. Ju siguroj edhe në gjakun e të afërmeve të mi se asgjë nga BDI të keqe nuk ka, sepse të gjthë jemi bashkë.

Ne çdoherë kemi qenë të interesuar që çdo e vërtetë le të dalë në shesh. Asnjë veprim në të keq të qytetarëve të Kumanovës nuk ka gjetur partner tek na. Vlerësimet të mos i bëjnë në dobi të tjetërkujt…Nijetin përherë e kemi pasur të mirë”, ka thënë lideri i BDI-së në tubimin në Kumanovë, duke aluduar në një grup të caktuar që kishte dalë të protestojë kundër ardhjes së tij në këtë qytet.