Ahmeti në Likovë: Mjekët janë hyjnorë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), në Komunën e Likovës takoi mjekët dhe punonjësit tjerë shëndetësorë të kësaj zone me qëllim që të bisedohet nga afër për të arriturrat në këtë fushë por edhe planet e BDI-së për të çuar më tej sektorin shëndetësor.
Ahmeti, para mjekëve bëri një paralele mes dekadave, duke kujtuar se në çfarë gjendje ka qenë sektori shëndetësor, kur shërbimet e ndryshme shëndetësore ishin të rralla dhe mund të gjindeshion vetëm në zona e klinika të qyteteve të caktuara.
“Derisa kohë më parë nuk kishim teknologji mes të cilës mundeshim të shpëtojmë jetë dhe për një gjë të tillë duhej lëvizur nga qyteti në qytet, tash po avancohen po këto klinika që kishin mungesë dhe ata mund të ofrojnë  shërbime nga më të ndërlikuarat aty për aty. Kam ardhur të shoh çka të bëjmë më mirë bashkë për shëndetsinë”, u shpreh lideri i BDI-së dhe bartës liste për njësinë 6, z.Ali Ahmeti.
Shefi i Shtabit Qëndror, z.Bekim Neziri tha se BDI do të kujdeset që mjekët të mos e braktisin vendlindjen, pasi platforma dhe politikat e Ali Ahmetit veçse kanë kontribuar në avancimin e sektorit shëndetësor dhe rritjen e pagave në këtë fushë.
“Që nga viti 2002 e deri më tash, falë politikave të BDI-së janë punësuar mbi 1 mijë punonjës në shëndetësi, numër që se kemi parë as në ëndërr para vitit 2002. Do të nisë me spitalin e Kumanovës, aty kemi bërë një investim kapital, kemi investuar mbi 5 milionë euro, në spitalin e Tetovës kemi investuar gjithashtu mbi 5 milionë euro. Po i përmend këto spitale pasi këto institucione shëndetësore udhëhiqen nga kuadro të BDI-së. Sot në vitin 2016 mbi 30 për qind të instiucioneve shtetërore udhëhiqen nga kuadro shqiptar. Falë politikave të Ali Ahmetit, arritëm që të rriten pagat mujore për punonjësit në fushën e shëndetësisë, kjo tregon që ne do të vazhdojmë të stimulojmë mjekët që mos të largohen nga vendi ynë”, u shpreh Shefi i Shtabit Qëndror Zgjedhor, z.Bekim Neziri.
Z. Ali Ahmeti dhe zyrtarë nga Bashkimi Demokratik për Integrim, në Komunën e Likovës gjatë ditës pritet të takojnë dhe familjarë të kësaj ane në vazhdën e takimeve të drejtëpërdrejta që z.Ahmeti po i zhvillon dita ditës.