Ahmeti në ZigZag: Që 16 vite mediat shqipe kanë qenë të lira

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti sonte në ZigZag në Tv Art tha se k;to 16 vite BDI-ja ka instaluar media të lira.

“99 herë do e masim dhe 100 do e presim jo pse i ngutet dikujt” u shpreh Ahmeti

Ahmeti gjithashtu tha se në BDI nuk ka asnjë përplasje nuk ka asnjë anime, në BDI ka debate të mirëfillt dhe kjo praktikë do të vazhdojë në BDI, këto vlera i ka instaluar brenda hapsirës së vet. BDI mediumet kanë qenë të lira që 16 vitet sa jemi ne në pushtet, kështu që ne nuk kemi ndërhyrë asnjëherë në media. Unë dua që mediat ta thuanë të vërtetën jo të këndojnë për BDI-në dhe Ali Ahmetin.