Ahmeti nga Drenoveci: Disa forca nuk duan që vendi ynë të hapërojë drejt BE-së

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) i përmbylli aktivitetet ditore të fushatës në Drenovec të Komunës së Tetovës. Lideri Ali Ahmeti para një numri të madh banorësh të zonës tha se BDI duhet përkrahur nga të gjithë shqiptarët pasi për herë të parë në histori, shqiptarëve të Maqedonisë përmes Bashkimit  Demokratik për Integrim u është dhënë shansi për të qenë vendimtarë.

“Rajoni ndodhet në udhëkryq, nuk ka vetëm krizë për përcaktim në Maqedoni, ka edhe më gjërë. Ka forca të shumta në rajon që veprojnë që vendi ynë mos të jetë stabil, sepse nuk duan që ky vend i ynë të hapërojë drejt NATO-së dhe BE-së. Shtrohet problemi, pse shqiptarët duan anëtarësim në NATO? Shqiptarët kanë detyrim ndaj NATO-së pasi pikërisht kur ne ishim në hall të madh përpara gjenocidit serb, NATO, SHBA-të vendosën t’i shpallin luftë Serbisë dhe i shfarfosën kriminelët nga trojet tona”, deklaroi Ahmeti.

Shefi i Shtabit Qëndror, z.Bekim Neziri tha se prezenca e numrit të madh të banorëve të Drenovecit në këtë bashkëbisedim me krerët e BDI-së, tregon qartë se përenjët e vegjël nuk mund të ndalin lumin që quhet BDI.

“Besoni që subjetet politike tjera që garojnë kundër BDI-së, mbledhin nga 2-3 degë për të bërë një tubim siç bëjmë ne sonte në këtë këshill vendor. Nuk është e rastit që një subjekt politik qëndron për 14 vite në skenën politike shqiptare. Unë besoj se Tetova tani e ka radhën që të nxjerrë deputet me numër dyshifror, përkatësisht mbi 10 deputet në njësin zgjedhore numër 6. Jemi dëshmitarë, se fryma të ndryshme antikombëtare dhe antishqiptare që nuk dinë edhe vetë nga e kanë frymëzimin, thirren në ‘besë’ shqiptare, por misioni i tyre është i qartë, andaj mos u bëni prehë e tyre për të realizuar frymat e dyshimta që vijnë nga lindja”, u shpreh Shefi i Shtabit Qëndror Zgjedhor, z.Bekim Neziri.

z.Ahmeti bashkë me përfaqësuesit e BDI-së rikujtuan të pranishmit në tubim për rëndësinë e mos-përçarjes së votës shqiptare. Qytetarët duhet të jenë syqelë që mos të kontribuojnë në fuqi-ngritjen e qarqeve të dyshimta antishqiptare.

_mg_0939_mg_0942_mg_0954