Ahmeti: Nuk japim nënshkrime për LSDM-në pa një marrëveshje paraprake

Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-09 20:03:33Z | http://piczard.com | http://codecarvings.comÿ-2

Pas takimit me eurokomisionerin Han, kryetari i BDI-së deklaroi se partia e tij nuk do t`i mundësojë marrjen e mandatit Zaevit nëse ky nuk ofron marrëveshje me shkrim për kërkesat e partive shqiptare

“Pa materiale të shkruara, LSDM-ja nuk do t`i marr nënshkrimet e BDI-së. Jemi në pritje të shohim se çka ofrojnë, pastaj BDI do të mbledh Kryesinë qëndrore për të vendosur”, u shpreh Ahmeti i cili pranoi se po mbahen takime të vazhdueshme paralele me VMRO-DPMNE-në dhe LSDM-në.

“Është normale të bisedoj me Gruevskin, sepse jemi partnerë koalicioni për 10 vjet” – përfundoi Ahmeti.