Ahmeti: Nuk mbështesim kërkesat e PSP-së, i qëndrojm besnik marrëveshjes së arritur

Pas Liderit të PDSH-së Menduh Thaçi i cili takimin me Johanes Han e cilësoi si mjaftë të rëndësishëm në takim është paraqitur edhe kreu i integristëve Ali Ahmeti.

“Kemi pasur takim të mirë me Hanin dhe qëndrimi përbashkët është që marrëveshja e arritur duhet të respektohet nga të gjithë. Me atë, veçmas të mbahen zgjedhjet korrekte dhe demokratike”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Pas takimit Ahmeti gjithashtu ka deklaruar se subjekti i tij BDI-ja nuk do të mbështes ndryshimet në ligj që kërkon PSP-ja  pasi sipas tij kjo nënkupton marrëveshje të re, për të cilën siç u shpreh ahmeti nuk ka kohë,

“I qëndrojmë besnik marrëveshjes së arritur”, tha Ahmeti, pas takimit që realizoi me Hanin.