Ahmeti: Nuk na është dridhur syri nga tanket e jo më nga 63 deputet e tyre

Para një numri të madh të banorëve të Kërçovës, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti kërkoi unifikimin e votës shqiptare të cilën e arsyetoi me mos-çuarjen dëm të votës dhe defaktorizimit të shiptarëve në Maqedoni. Sipas Ahmetit kjo situatë do t’i kontribuonte vetëm rrymave anti-kombëtare dhe anti-shqiptare.
“BDI është vlerë kombëtare dhe kjo vlerë duhet ruajtur e trashëguar nga brezat që vijnë, këtu militojnë njerëz të cilët kanë dhënë shumë për këtë vend, andaj unë nuk kam asnjë shqetësim, unë nuk kam asnjë frikësim se mund dikush të na fitojë. Ne jemi të vetmit ata fitimtar që me 11 dhjetor në mbrëmje do të bëjmë festën e madhe. Unë këtu para jush flas jo si kryetar i BDI-së, nga këtu po vazhdojë atë që nisa në Forinë e Çegran, flas si shqiptar, pse duhet përkrahur njerëzit të cilët i ka vendosur të garojnë BDI? Kush më fuqishëm e më mirë se sa këta djem dhe vajza që janë të reshtuar në këto lista dinë të mbrojnë kauzën shqiptare, kush më shumë se këta dinë të përballen me palën tjetër dhe përballë tyre të jenë fitimtarë?”, deklaroi lideri i BDI-së dhe bartës liste për njësinë 6, Ali Ahmeti.
Bartësi i listës për njësinë 5, z.Agim Shaqiri para kërçovarëve tha se arritjet e deritanishme të shqiptarëve të Maqedonisë janë falë politikave të BDI-së dhe Ali Ahmetit.
“Ky tubim më bën zemrën mal, më bën të ndihem sikur mes vëllezërve dhe motrave të mia. Sot jemi bërë bashkë të sfidojmë gjithçka që na del përpara. Sot, duke u nisur nga Struga e deri në Likovë, të gjitha komunat shqiptare janë të lidhura përmes një autostrade, dhe kjo është një element shumë i rëndësishëm për shqiptarët pasi në Strugë ndodhet Qafë Thana, porta drejt Shqipërisë. BDI ka ofertë dhe vizion, por sigurisht edhe plane për një ardhmëri më të mirë”, tha para struganëve, bartësi i listës për njësinë 5, Agim Shaqiri.
Shefi i Shtabit Qëndror, Bekim Neziri para banorëve të Uskanës tha se përçarja e votës shqiptare do të dobësojë pozitën e politikë-bërjes.
“As acari nuk ju ndali të dashur kërçovarë që të dilni kështu të organizuar dhe t’i thoni ‘PO’ politikave të Ali Ahmetit, t’i thoni ‘PO’ BDI-së. Dëshirojë të përcjellë një mesazh nga Kërçova e Ali Ahmetit, kot e kanë oponentët tanë politik kur bëjnë sulme poshtë brezit ndaj Ali Ahmetit, komandantin e mbrojnë Adem Karraga e Fatmir Dehari, djemt më të mirë të shqiptarisë të cilët gjatë vitit 2001 nuk kursyen asgjë për kombin. Të gjithë ata oponentë tanë politik që mendojnë se janë të fuqishëm, sot nga Kërçova morrën qartë ‘kartonion e kuq’, ata nuk mund të organizojnë as tubime dhe kanë nisur të anulojnë fjalimet e tyre, duke pranuar kështu kapitulimin katër ditë para datës së zgjedhjeve”u shpreh Shefi i Shtabit Qëndror Zgjedhor, Bekim Neziri.
Pos Ali Ahmetit para kumanovarëve folën edhe kandidatët për deputet të kësaj zone, përfshirë edhe ministra aktual dhe funksionarë të tjerë të lartë të BDI-së, por ai që më tepër elektrizoi masën ishte kryetari i Uskanës, Fatmir Dehari.