Ahmeti pret në Reçicë kreun e LSDM-së Zoran Zaev

Para pak çastesh në selinë e BDI-së në Reçicë ka mbërritur lideri i LSDM-së Zoran Zaev. Raportohet se Ahmeti dhe Zaev do të diskutojnë rreth firmave të deputetëve të BDI-së, që do të hapte edhe rrugën drejt formimit të qeverisë së re. Më gjerësisht rreth këtij takimi do t’ju njohim në lajmet e orës 19:00.