Ahmeti: Shqiptarët nuk do të votojnë LSDM-në

 

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti nuk i frikësohet se LSDM-ja mund t’i marrë votat e shqiptarëve sepse sipas tij, kjo parti nuk ka prezantuar platformë në interes të shqiptarëve. Ahmeti tha se listat e kandidatëve për deputetë do t’i dorëzojë në KSHZ në afatin e paraparë, gjegjësisht më 11 nëntor por nuk tregoi nëse ata do të bëhen publike paraprakisht dhe as nëse në këto lista do të ketë emra të ri.
“Jo nuk jam duke i frikësuar por z. Zaev duhet të dalë me platformë për shqiptarët dhe jo të kërkojë votat e shqiptarëve por t’ju ofrojë platformë, ofertë. Çfarë u siguron ai shqiptarëve,
çfarë u garanton shqiptarëve? Unë jam duke i zhvilluar bisedimet me zonat, me përfaqësues të rretheve dhe me koordinator të BDI-së për të hartuar listat që ato të jenë të gatshme më
11 nëntor”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së Ahmeti nuk dha siguri se nuk do të koalicionojë me politikanë që janë të përfshirë në hetim nga Prokuroria Speciale por tha që kjo mbetet të diskutohet pas përfundimit të procesit zgjedhor.
“Kjo është temë që mund të diskutohet pasi të përfundojë procesi zgjedhor”, tha Ali Ahmeti,kryetar i BDI-së. Ahmeti shtoi se është i kënaqur nga puna e deputetëve të deritanishëm të BDI-së, që sipas tij
kanë pasur një mandat të ndërlikuar.