Ahmeti takon Ambasadorin BE-së z.Samuel Zhbogar

Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari i BDIsë Ali Ahmeti, priti në një takim pune Ambasadorin e Bashkimit Evropian, z. Samuel Zhbogar.
Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Zhbogar diskutuan rreth situatës së krijuar në vend pas ngjarjeve të 27 prillit, gjendjen e sigurisë si dhe për hapat e metejmë.
Z Ahmeti përsëri dënoi ngjarjet e dhunës në Kuvend me ç’rast përsëriti qëndrimin e BDIsë që kthim mbrapa nuk ka.
Pas zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit, duhet që z. Ivanov të dorëzon mandatin shumicës së re reformuese parlamentare dhe më pastaj të zgjidhet Qeveria e re.
Z. Ahmeti falënderoi Ambasasorin Zhbogar për mbështetjen e madhe ndërkombëtare dhe nënvizoi që liderët politik në Maqedoni duhet të përkujdesen për sigurinë dhe stabilitetin e vendit përballë përpjekjeve rajonale dhe gjeopolitike për destabilizim.