Ahmeti: Do të verifikohet pastërtia e ministrave

 

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti pas takimit të zhvilluar me mandatarin për kryeministër, theksoi se Zaev do të verifikojë në institucione pastërtinë e të gjithë ministrave të rinj, përfshirë këtu edhe ata të BDI-së.

Ndërkohë raportohet se Ramiz Merko është propozuar për ministër pa portofol.

Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim sonte vendosi të propozoj Hazbi Likën për Zv/kryeministër për Sistem Politik e Marrëdhënie mes Komuniteteve. Lika që nga viti 2009 nuk ka qenë aktiv as në parti e as në jetën politike. Ai më herët ka ushtruar postin e kryetarit të Komunës së Tetovës. Në vitin 2003 ka qenë zëvendësministër i Brendshëm, periudhë që shquhet për punësimin e policëve shqiptarë me libreza partiake.

Zëdhënësi i partisë Bujar Osmani është propozuar për Zv/ kryeministër për euro-integrime. Me dikasterin e ekonomisë do të udhëheq Kreshnik Bekteshi, i cili ka ushtruar funksionin e promotorit ekonomik në Bruksel.

Me dikasterin e drejtësisë do të udhëheq Bylent Salihu anëtarë i kryesisë qendrore të BDI-së. Salihu vjen nga dega e Vrapçishtit.

Nënkryetari i BDI-së dhe njëherit kryetar i Komunës së Likovës, Sadulla duraku do të udhëheq me Ministrinë e ekologjisë. Duraku edhe më herët ka ushtruar funksionin e ministrit duke drejtuar për dy vite resht ministrinë e bujqësisë.