Ahmetin në Kumanovë e shoqëruan fëmijët e dëshmorëve të UÇK-së




Lideri i BDI-së Ali Ahmeti, të shtunën pati një pritje madhështore nga shqiptarët e Kumanovës me rrethinë. Me këtë ranë në ujë të gjitha spekulimet dhe dezinformatat e vazhdueshme të disa portaleve dhe mediave joserioze, të cilat duke u përgatitur nëpër kuzhinat antishqiptare, vjellin helm e vrerë kundër simbolit të qëndresës shqiptare në Maqedoni.

Në mes të Kumanovës, lideri Ahmeti gjatë gjithë kohës u shoqërua nga fëmijët e dëshmorëve të UÇK-së, të cilët tani po shkollohen në gjuhën amtare, po punësohen, dhe si e gjithë rinia shqiptare në Maqedoni, po i shfrytëzojnë frytet e luftës çlirimtare të vitit 2001.

Jo rastësisht, edhe lista e kandidatëve për deputetë të zonës numër 2, ku bie Kumanova, Likova, Haraçina, Çairi, etj., udhëhiqet nga njëri ndër luftëtarët e orëve të para të UÇK-së, Ejup Alimi, kurse në listë gjendet edhe djali i dëshmorit të kombit, Abaz Beqiri, i riu Fuat Beqiri, i cili ka deklaruar se amaneti i babait të tij dalëngadalë po realizohet.

Ahmeti nga Kumanova përcolli porosinë e bashkimit të të gjithë shqiptarëve në kauzën e tij kombëtare, meqë BDI do të jetë forca vendimtare politike, e cila pas 11 dhjetorit do të përcaktojë kahet se në ç’drejtim do të ecë Maqedonia.