Ai është aktori më i paguar në botë

Vendi i parë në listën e aktorëve më të paguar në botë i takoi Mark Wahlberg, i cili në 12 muajt e fundit, ka fituar 68 milionë dollarë.

Walhlberg(46), reperi i dikurshëm, i cili u bë aktor, u gjend në krye të listës të magazinës Forbes.

Në vendin e dytë si aktori më i paguar është Dwayne Johnson, i cili vitin e kaluar ishte i pari me 65 milionë dollarë të fituar, ndërsa në vendin e tretë u radhit Vin Diesel me 54.5 milionë dollarë, raporton AFP.