Akademi përkujtimore kushtuar aktorit Sefedin Nuredini

Të martë në Teatrin e Kumanovës, do të mbahet akademi përkujtimore kushtuar aktorit tashmë të ndjerë Sefedin Nuredini, shkruan KultPlus. Aktori e regjisori shqiptar Sefedin Nuredini, luajti e realizoj qindra projekte të ndryshme si teatrale ashtu edhe filmike. Sefedin Nuredini ndërroj jetë me 14 janar nga një sëmundje e rëndë, njoftuan mediet maqedonase.


Ndërkohë akademia përkujtimore do të mbahet me 24 janar me fillim nga ora 18:30, në Teatrin e Kumanovës.