Akademikët Shqiptarë Vazhdojnë Ta Mohojnë Lashtësin E Gjuhës Shqipe!!

Akademikët Shqiptarë Vazhdojnë Ta Mohojnë Lashtësin E Gjuhës Shqipe!!

Gjuhëtarët gjermanë, me famë në arenën e shkencës europiane së gjuhësis, kanë sjell prej kohësh prova shkencore se ‘gjuha shqipe është më e vjetra e gjuhëve simotra europiane’. Por, nga ana tjetër, kanë ndeshur me murin e akademikëve shqiptarë që ‘u poqën nën hijen e sllavorusëve edhe të shkëputur nga perëndimi’. Këta të fundit vazhdojnë ende ’të bëjnë strucin që e zhyt kokën në rërë për të mos e parë të vërtetën’.

Kohët e fundit dy gjuhëtarë austriakë Stefan Schumacher dhe Joachim Matzinger po rikthehen në gjurmët e albanologjisë së vjeter duke e parë gjuhën shqipe në një kontekst me të gjërë se sa vetëm ‘pasardhëse e ilirishtes’.

Përfundimet e tyre mblidhen me pak fjalë kështu:

‘’Gjuha shqipe është pasardhese e një gjuhë të vjeter ballkanike që quhet ‘gjuhë parashqipe’. Ajo është një gjuhë pranë ilirishtes edhe trakishtes por nuk ka lidhje të drejtpërdrejta me to’

Duke e drejtlexuar mendimin e gjuhëtareve austriakë arrijmë në konkluzione se ‘ata mendojnë që gjuha shqipe i kalon caqet e ilirishtes edhe është një gjuhë akoma më e vjetër edhe më e gjerë…..me pak fjalë gjuha shqipe është gjuhë pellazgjike pasi këta janë populli autokton i këtyre trevave. Bërthama e tyre përbëhet jo vetëm nga ilirët, ashtu si e provojë edhe Georg von Hahn që askush nuk e ka rrëzuar deri më sot.

Normalisht që gjuhëtarët e tashëm shqiptarë nuk do e mbështesin vjetërsinë e gjuhës shqipe pasi ‘ kungulli i pjekur nën hijen e bolshevizmit nuk është mësuar me dritën’. Por është për t’u ardhur keq që akademikët kosovarë ecin edhe ata ‘si një grushtë i bashkuar, proletarësh sllavoruse, me akademikët e shqiptarë’.

Qemal Murati, nga Instituti Albanologjik i Prishtinës në lidhje me këtë temë i bënë bishtë veçimit edhe marrjes në shqyrtim të elementit vendas edhe me fjalë të përgjithëshme thotë se:

“Shqiptarët për një kohë të gjatë kanë pasur kontakte me popujt e Ballkanit siç janë grekët, sllavët e jugut, turqit, romët, hebrenjtë dhe të tjerë,’’. “Shqiptarët kanë marrë dhe dhënë shumë elemente nga fjalori dhe gramatika,” .

Qemal Murati tërheq vërejtjen për teorinë që gjuha shqipe ka formësuar gjuhët tjera, duke thënë që pohimet e tilla duhen trajtuar me “objektivitet të mirëfilltë shkencor”, ndaj me të drejtë në vazhdim ai kërkon “Le të flasim me dokumentime sepse fjalëve më askush nuk u beson.” (shihini dokumentet në fund të këtij shkrimi)

Rexhep Ismaili, gjuhëtar nga Prishtina, është po ashtu i rezervuar përsa i përket pohimeve lidhur me gjuhën shqipe dhe shtrirjen e saj.

‘’Gjuha shqipe është një nga gjuhët e lashta të Ballkanit, por në të shkruar e gjejmë vetëm në shekullin e XIV-të’’.

Nuk kanë të njejtin mendim me Muratin edhe Ismailin gjuhëtarët perëndimorë:

Panajot Kupitori, pas një analize filologjike e vendos gjuhën shqipe në krye të gjuhëve klasike, greqishtes edhe latinishtes. Pellazgjike, paragrekolatine, e quan Kupitori gjuhën shqipe. Ndërsa për greqishten edhe latinishten ai permend faktin se ato janë gjuhë që u ndërtuan edhe u zhvilluan teknikisht:

”Pasi greqishtja dhe latinishtja mbizotëruan mbi gjuhët e tjera që fillimisht ishin të afërta dhe më vonë kur ato u bënë gjuhë të shkruajtura, nga Homeri e këtej, biles akoma më mbrapa, ato ndryshonin apo shndërroheshin sipas shtimit ose pakësimit në gjallësin e ideve etnike, në faza të ndryshme të qytetërimit. Kështu të tjera fjalë të vjetra u bënë të papërdorshme e të tjera prodhoheshin e ngriheshin, e të tjera e të tjera fjalë humbisnin . Fjalë të tjera shumë të ndryshme zhvilloheshin, përpunoheshin e përmirësoheshin, duke pasuruar kryesisht ato të shkollimit dhe të filozofisë, në fëmijët e popujve që i flasin dhe i shkruajnë ato.
Ndërkaq, gërmat dhe ftogjet e gjuhës shqipe duken gjithmonë të njëjta si vazhduese të alfabetit pellazgjik të shumëvjetër ose të atij grekolatin dhe paragrekolatin. Në asnjë gjuhë tjetër të vetme nuk ka pjesëmarrje me pellazgjishten aq sa gjuha shqipe, ku pellazgjishtja ruhet më afërisht se në çdo gjuhë tjetër! Shpesh në gjuhën shqipe gjenden bashkëtingëllore dhe tingujt më të shkurtër se te greqishtja, apo latinishtja . Këta tinguj janë më të butë se tek këto dy gjuhë’’

Akoma më të vjetër e sjell Franz Bopp gjuhën shqipe duke kryer një analizë të përkryer shkencore të cilën e fillon me fjalët:

Në një studim të hershëm të pabotuar (lexuar më 23 shkurt 1843) kisha trajtuar shkrimin e numrave dhe mbiemrave pronorë të gjuhës shqipe dhe nga kërkimet e atëhershme u binda përfundimisht se gjuha shqipe, për të cilën po shkruaj, bën pjesë në mënyrë të qartë në familjen indoeuropiane, por që në asnjë mënyrë thelbi dhe baza saj nuk ka lidhje të ngushtë ose s`ka aspak lidhje me rrënjën gjenealogjike të gjuhëve simotra sanskrite të mbetura në kontinentin tonë.

Nga shumë dijetarë është pretenduar si e njohur gjuha shqipe dhe se greqishtja mbahet si pikënisje ose si pikëburimi i saj, por nga lidhja gramatikore dhe tingëllore, ku në të shumtën e rasteve nuk arrihej të puqej pasuria leksikore ose fjalori, shqipja është zgjeruar më shumë si një pikë ndërmjetësimi i natyrshëm me huazime ndërmjet sankritishtes se sa përmes greqishtes”.

Mundet Ismaili edhe Murati të hedhin poshtë Franz Bopp-in? Në se po….bota do tronditet me ‘shkencën edhe zbulimet e tyre’(ironi)

Akademikët tanë, Qemal Murati edhe Rexhep Ismaili duan prova më të prekshme. Për këtë po u vij në ndihmë me disa fjale nga botimi im i 2013 – tës, Dokumente historiko-gjuhësore. Aty unë kam sjell mbi 1000 fjalë që dokumentohen në Fjalorin e Hesychit Alexandrinos edhe që e kanë piknisjen nga ‘gjuha e Homerit’. Ja edhe prova se shqipja është gjuhë më e vjetër:

Origjinali—-si lexohet——–greqisht-shqip————–shqipja

Κρουναι—–krune———-pigji=burim——————-krune=krun,krua
Βη————–vi—————-porevome=eci————–vi=vi
Πλαγαν——plagan——–pligji=plage——————–plagan=plaga
Γουνασει—-gjunasi——–gonatizi=gjunjezon———gjunasi=gjunjasi
Πραιναι—–prene———–prionizi=pret,sharron——–prene=prenë