Akrobatja fut veten në shishe

Email

Njihuni me Odekën, akrobaten 22 vjeçare nga Mongolia e cila është stërvitur prej vitesh për t’u futur në hapësira shumë të ngushta.

Këtë herë ajo ka lënë pa fjalë Mbretërinë e Bashkuar pasi ka arritur të futet në shishe.

“Kur isha 11 vjeç nisa të stërvitesha për t’u futur në vende shumë, shumë të ngushta. Stërvitesha çdo ditë pas shkolle. Vetëm të dielën e bëja pushim”, tregon Odeka për “Daily Record”.

Video e filmuar nga publiku tregon vajzën me gjysmën e trupit brenda shishes, e cila me një buzëqeshje të përhershme në fytyrë fut me ngadalë kokën dhe gjymtyrët brenda enës.