Aksident i rende i nje shqiptari ne itali

Përplasje në Mozzanica, në rrezik për jetën shoferi i një Mercedes Class, një shqiptar 29 vjeç, shkruan sot Berganmo.corriere.it, citon Syri.net.

Një i ri shqiptar 29 vjeç është shtruar në spital në rrezik për jetën pas një aksidenti që ndodhi sot në mëngjes, të shtunën, në në orën 7:40 në ish-rrugën shtetërore ndërmjet Caravaggio-s dhe Mozzanica-s.

Paraprakisht dyshohet se i plagosurit ndodhej në makinën “Mercedes Classe A” dhe nga Mozanica ishte drejtuar për në Caravaggio. Për shkaqe që ende janë duke u shqyrtuar, ai është përplasur me një kamion transportues që mbante 7 makina dhe vinte në drejtim të kundërt.

Nga përplasja e dhunshme makina është shkatërruar plotësisht. Në vend u kërkua ndërhyrja e zjarrfikësve që duhet të prisnin pjesët metalike për të nxjerrë të plagosurin. Shoferi i makinës është një shqiptar 29-vjeçar dhe ndodhet në rrezik për jetën.