Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, disa të lënduar

Në autostradën Tiranë-Durrës një orë më parë ka ndodhur një aksident automobilistik ku kanë mbetur të lënduar disa persona identiteti i të cilëve nuk është bërë ende i ditur.
Mendohet se drejtuesi i automjetit ka devijuar makinën duke rënë në një kanal anë rrugës pranë Vorës.

Autoritetet janë gjendur menjëherë në vendngjarje ndërkohë që nuk ka detaje të reja mbi aksidentin.