Aksident i rëndë në Kërçovë, një i vdekur dhe disa të plagosur

Në magjistralen Gostivar Kërçovë, në afërsi të fshatit Kolari sot ka ndodhur një aksident trafiku rreth orës 14, ku ka humbur jetën një person.

Sipas policisë makina e tipit “Mercedes” me targa të Ohrit nga rruga lokale që çon fshatin Kolari është goditur nga një makinë e tipit “Audi” me targa të Kërçovës, njofton TetovaSot.

Në aksident shoferi i “Mercedes”, banor i fshatit Kolari, pësoi dëmtime të rënda.

Ai është dërguar në spitalin e Kërçovës dhe për shkak të ashpërsisë së lëndimeve nga atje është dërguar në Qendrën Emergjente në Shkup, por ai është nënshtruar lëndimeve.

Të tre pasagjerët e automjetit “Audi” pësuan lëndime të lehta.

Në vendin e aksidentit inspektim ka kryer prokurori publik nga Prokuroria Publike e Kërçovës, së bashku me ekipin e Ministrisë së Brendshme.