Aksident i rëndë në Lushnje/ Porche kthehet përmbys, dëgjohen ulërima femre brenda makinës (Foto)

Para pak minutash në zonën e quajtur Pilo Lala, në Lushnjë ka ndodhur një aksident mes tre mjeteve automobilistike.

Konkretisht janë përplasur 2 Porsche dhe një Benz.

Porsche që shikoni në foto pra, Porsche i bardhë është përplasur me Benzin dhe më pas me trafikndarësen, ndërsa Porsche i zi raporton qytetari në vendngjarje ka ikur menjëherë.

Nuk raportohen viktima, por zotëria në vendngjarje tha për JOQ, se kishte dëgjuar ulërimat e një femre brenda Porsche-së së kthyer përmbys.