Aksident i rëndë në Prishtinë, vetura godet këmbësorin (Foto)

aksident aksiden_1 aksident23 aksiden_147Sot ka ndodhur një aksident trafiku ku një shofer, derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij në rrugë Tirana, mbrapa ish Pallatit të Mediave, ka goditur këmbësorin

Sipas policisë, përsoni i goditur nga vetura e tipit Mercedes ka qenë në gjendje shumë të rënd dhe nuk dihet ende nëse ka shpëtuar i gjallë.

“Ai është transportuar për në QKUK në gjendje shumë të rëndë. Ende nuk kemi informacione nëse ka shpëtuar i gjallë”, i ka thënë gazetarit të portalit INFOKUSI një polic në vendin e ngjarjes.

Këmbësori i cili u godit sipas shikimit në vendin e ngjarjes ka qenë duke e kaluar rrugën në zebra./Infokusi.com/