Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, kamioni bie në humnerë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit. Një kamion ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.

Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Skuraj, ku forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje.

Drejtuesi i kamionit është nxjerrë nga mjeti dhe është dërguar në spital në gjendje të rënd shëndetësore. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.