Aksident i rëndë rrugor, vdes 34 vjeçari shqiptar pasi ndahet nga e dashura (Emri+Foto)

Një i ri shqiptar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një aksident të rëndë rrugor.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10 të ditës së sotme në superstradën e San Marinos në Itali, ku viktima ka mbetur Moris Gjezi, 34 vjeç.

Sipas mediave italiane, shqiptari po transportonte mbetje me automjetin e tij dhe ishte drejtuar për në impiantin Hera të Ravennas.

Ai madje sapo ishte përshëndetur me të dashurën disa minuta më herët se të ndodhte aksidenti tragjik.

Por kjo ka qenë fatale për të pasi është përplasur me barrierat ndarëse të rrugës, duket gjetur vdekjen e menjëhershme.