Aksident mes dy makinave “BMW” në Shkup, lëndohen dy persona

Dy persona janë lënduar në një aksident komunikacioni i cili ka ndodhur mbrëmë në Shkup në bulevardin “Partizanski odredi” mes dy makinave të tipit “BMW”.
Siç njoftojnë nga MPB-ja, aksidenti ka ndodhur mbrëmë në orën 21:50 në udhëkryqin mes bulevardit “Partizanski odredi” dhe rrugës “Pariska” mes makinës “BMW” me regjistrim të Shkupit e drejtuar nga A.Gj (19) nga Shkupi dhe një makine tjetër poashtu e tipit “BMW” pa targa të regjistrimit e drejtuar nga I.A (21) nga Shkupi.

Në këtë aksident me dëmtime të rënda kanë kaluar A.Gj dhe bashkëudhëtari në makinën e tij M.A.M (18) nga Shkupi, të cilët janë dërguar në Qendrën urgjente në Shkup.

Hetim në vendin e ngjarjes ka kryer SPB në Shkup dhe po merr masat për të zbuluar shkaktarët e aksidentit.