Aksident ne Nish, vdesin kryetari i komunes dhe i kuvendit

Përveç kryetarit të Ranillugut në aksidentin që ka ndodhur sot në Nish ka vdekur edhe kryetari i Kuvendit komunal të kësaj komune Sasha Alleksiq.

KosovaPress mëson se të lënduar nga ky aksident kanë mbetur dy persona, gruaja e kryetarit të komunës Vesna Mikiq dhe një person tjetër që besohet se është shoferi i kryetarit.

Vesna Mikiq ka qenë deputete e Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe në legjislaturën e kaluar.