Aksident në Shëngjin, lëndohet një femër nga Kosova

Një femër e moshës 45-vjeçare nga Kosova, ka pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku të ndodhur në Shëngjin.Policia e Lezhës ka njoftuar se në aksident janë përfshirë dy vetura, njëra me targa të Shqipërisë dhe tjetra me targa të Kosovës.Sipas policisë, materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor- Lezhë ndaj shtetasit K.P, 22-vjeç pasi i njëjti me veturën “Toyota” ka goditur veturën “Fiat” me targa të Kosovës.

“Pasagjerja Sh.Sh, 45-vjeçare, banuese në Kosovë, pas lëndimeve të marra është dërguar në spital dhe e njëjta më pas është liruar”, kanë deklaruar në polici.