Aksident te Zona Industriale, kolona 6 kilometra

Një aksident komunikacioni ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, tek Zona Industriale në Drenas.

Si pasojë e aksidentit, i cili për fat të mirë ka kaluar vetëm me dëme materiale, është krijuar një kolonë e gjatë 6 kilometra, raporton KosovaPress.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

Nga bllokimi i rrugës kolona është krijuar nga Zona Industriale deri te fshati Sllatinë i Fushë Kosovës./