Aksidenti ajror në Kolumbi/ Flitet për shifra alarmante: 76 të vdekur dhe 5 të mbijetuar

Policia kolumbiane ka publikuar shifrat zyrtare të aksidentit ajror të ndodhur në Medellin, ku avioni që transportonte futbollistët e ekipit Brazilian të futbollit Chapecoense u rrëzua për shkak të motit të keq.

Sipas shifrave zyrtare, 76 është numri i të vdekurve, ndërsa 5 ai i të mbijetuarve.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm teksa ekipi brazilian po udhëtonte në Kolumbi për t’u ndeshur me Atletico Nacional në finalen e Kupës së Amerikës Latine.