Aksidenti në Prishtinë- Dy persona të vdekur dhe një në gjendje të rëndë (Foto- Video)

Aksidenti në Prishtinë- Dy persona të vdekur dhe një në gjendje të rëndë (Foto- Video)

 

Para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në Prishtinë.

Një veturë është rrokullisur dhe ka rënë nga rreth rrotullimi që shpie në drejtim të Fushë Kosovës dhe Mitrovices.—

Si pasojë disa persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore, transmeton Indeksonline.

Në vendin e ngjarjes janë ekipet emergjente.

Ekipi i Indeksonline po qëndron në vendin e ngjarjes ku dhe do t’iu mbajë të informuar rreth këtij aksidenti të rëndë.

Nga aksidenti që ka ndodhur pak më parë, mësohet se dy persona kanë gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa një tjetër ka mbetur i ngujuar në veture për gati një orë.

– Mësohet se në veturë kanë qenë pesë oersona, dy prej të cilëve kanë marrë lëndime të rënda trupore.