Aksidenti – Turisti francez rrëzohet në malet e Llogarasë, humb jetën 67-vjeçari

Një turist francez humbi jetën të shtunën teksa u aksidentua në malet e Llogarasë. Policia e Vlorës bën me dije se rreth orës 13:45, 9 turistë francezë në zbritje të malit “Maja e qorres” në drejtim të Llogarasë, njoftojnë se njëri prej tyre është rrëzuar dhe për pasojë ka marrë dëmtime në trup.
Menjëhere në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë së Vlorës bashkë me shërbimet e repartit Delta Forcë në ndihmë të dëmtuarit, të cilët kanë bërë të mundur gjetjen e tij të gjallë dhe nxjerrjen e trupit nga një terren i vështirë pasi kishte rënë në një greminë të thellë, në afërsi të vendit të quajtur “Maja e Qorres”.
Në ndihmë të dëmtuarit shkoi menjëherë një Helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë, i cili për shkak të terrenit të vëshirë dhe mjergullës së dendur nuk mundi të ulej.
Gjatë kësaj kohe, pas përpjekjeve të shumta për ti ardhur në ndihmë, turisti nuk mundi të jetojë dhe ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda të marra në pjesën e kokës.
Policia ka identifikuar trupin e pajetë me inicialet A.T., 67 vjeç, banues në Francë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave.