Aksidentohen dy makina në autostradën Gostivar-Tetovë, lëndohen 3 persona

Në autostradën Gostivar-Tetovë, në afërsi të pagesës rrugore, dje ka ndodhur një aksident trafiku ku janë të përfshirë dy automjete, “Passat”, me targa të huaja, i drejtuar nga një person nga fshati  Vranjovce i Gostivarit dhe “Opel Kadet”, me targa të Tetovës, i drejtuar nga 30 vjeçari S.I nga Tetova.

Në aksident, tre pasagjerët e makinës “Kadet” në moshën 25, 28 dhe 29 vjet kanë fituar lëndime dhe me një automjet tjetër janë dërguar në spitalin e Gostivarit. Pas ndihmës mjekësore të gjithë janë liruar për në shtëpi, kurse shoku i katërt i tyre kaloi pa lëndime.

Me autorizimin e depërtim të prokurorit publik po punohet për të përcaktuar shkakun e aksidentit dhe të gjitha detajet e tjera në lidhje me aksidentit. Fillimisht arsyeja është nga mosrespektimi i distancës së duhur, ndërsa dëmi i përgjithshëm është vlerësuar në 70 mijë denarë.